Tensionet Rusi-Ukrainë, Trump ‘këshillon’ SHBA: Mos u përfshini, nuk është problemi ynë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tensionet Rusi-Ukrainë, Trump ‘këshillon’ SHBA: Mos u përfshini, nuk është problemi ynë

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar ditën e sotme se SHBA-të nuk duhet të përfshihen në krizën Ukrainë-Rusi. Për Trump, situata e krijuar në kufijtë mes dy vendeve “është problem për Evropën.”

Deklaratat e ish-presidentit vijnë në një kohë kur presidenti rus Vladimir Putin ka rënë dakord që të mbajë bisedime me Gjermaninë, Francën dhe Ukrainën kurse presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se do të dërgojë trupa në “në një afat të afërt” pa mbështetjen e NATO-s.

Duke folur në një program radiofonik të shtunën, Trump tha se SHBA-të duhet të qëndrojnë larg punëve të Evropës, por shtoi se dyshon që Gjermania mund të ndihmonte ndërmjetësimin e një marrëveshjeje paqeje për shkak të varësisë së saj ndaj gazit me Rusinë përmes marrëveshjes së gazsjellësit Nord Stream 2.

“Ata e sigurojnë energjinë nga Rusia, kështu që Rusia ka kontroll total mbi Gjermaninë,” tha ai.

Advertisement

“Dhe Gjermania po thotë, oh po ne nuk duam që t’i luftojmë. Por në fakt nuk mund t’i luftojnë.”

Tubacioni i gazit “Nord Stream 2” një investim prej 11 milionë dollarësh u projektua për të dyfishuar gazin që rrjedh direkt nga Rusia në Gjermani, një projekt që është përballur me kritika në Evropë dhe SHBA, pasi i jep Kremlinit një “levë” të rrezikshme mbi Evropën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy