Tensionet SHBA-Francë/ Biden telefonon Macron

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tensionet SHBA-Francë/ Biden telefonon Macron

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar se nuk e kanë menaxhuar mirë ndërmjetësimin e një marrëveshjeje me Australinë, për të blerë nëndetëse amerikane, në vend të atyre franceze, pa u konsultuar me Parisin.

 

Kreu i Shtëpisë së Bardhë Joe Biden dhe ai francez, Emmanuel Macron, gjatë një bisedë telefonike kanë ulur tensionet, duke u zotuar se do të fillojnë konsultime të thella për të rindërtuar besimin mes palëve.

 

Advertisement

Macron ka pranuar të rikthejë javën e ardhshme ambasadorin në Uashington, ndërsa dy udhëheqësit pritet të takohen në Evropë në fund të muajit tetor.

 

JEN PSAKI

ZEDHENESJA E SHTEPISE SE BARDHE

Advertisement

 

“Presidenti ka pasur bisedë telefonike shoqërore me presidentin e Francës, me të cilin janë pajtuar për t’u takuar në tetor për të vazhduar konsultimet e afërta dhe për të punuar për një varg çështjesh. Gjatë bisedës Biden ka pranuar se mund të kishte pasur konsultime më të mira”

 

Ndërkohë, kryeministri australian Scott Morrison ka pranuar se homologu i tij Macron ka refuzuar të ketë një komunikim me atë.

Advertisement

 

SCOTT MORRISON

KRYEMINISTER NE AUSTRALI

 

Advertisement

“Pres me padurim, kur të jetë koha e duhur dhe kur të ketë mundësi të kemi edhe në  një diskutim të ngjashëm. Ftesa jonë është atje. Ne e kuptojmë lëndimin dhe zhgënjimin e palës franceze dhe për këtë arsye ne do të jemi të durueshëm. Po presim të punojmë përsëri me miqtë e vjetër.”

 

Australia hoqi dorë nga një kontratë me Francën në fushën e mbrojtjes për blerjen e nëndetëseve me vlerë 37 miliardë dollarë, duke zgjedhur në vend të saj nëndetëset amerikane. Marrëveshja e re “AUKUS”  mes SHBA-së, Australisë dhe Britanisë së Madhe, është parë si një  projekt për t’i bërë ballë Kinës në Paqësor.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy