Tensionet ushtarake Kinë-Tajvan kapin kulmin, “aromë” lufte

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tensionet ushtarake Kinë-Tajvan kapin kulmin, “aromë” lufte

Tensionet mes Kinës dhe Tajvanit kanë arritur në  një nivel të rrezikshëm.

Një numër i lartë avionësh ushtarake kinezë kanë fluturuar për 4 ditë rradhazi mbi  zonën e mbrojtur ajrore në Tajvan, duke shkaktuar  perplasjet me të mëdha të 40 viteve të fundit.

 

Ministri i Mbrojtjes së Tajvanit, njoftoi se nga 1 tetori kina ka dërguar rreth 150 avionë duke përfshirë avione luftarakë dhe mjete fluturuese tw aftw tw mbajnw edhe bomba bërthamore. Sipas autoriteteve në taipei , deri në vitin 2025 pekini zyrtar do të jetë në gjendje të pushtojë plotësisht ishullin.

Advertisement

 

Pas ngjarjeve të fundit presidenti i shteteve të bashkuara të amerikës, Joe Biden njoftoi se, përmes një bisede telefonike, homologu i tij kinez Xi Jinping është dakordësuar se do të vazhdojë zbatimin e marrëveshjes së Tajvanit.

SHBA ende nuk e ka njohur tajvanin si një shtet të pavarur por përmes një marrëveshjeje, Uashingtoni mund të mbajë një marrëdhënie të fortë “jozyrtare” me ata.

 

Advertisement

Taivani u shkëput nga Kina pas luftës civile të vitit 1949, por Pekini ende e konsideron këtë vend si një provincë, e cila një ditë do të ribashkohet.

Përpjekjet e Pekinit për të rimarrë kontrollin e Taivanit vështirësuan lidhjet në shumicën e fushave të bashkëpunimit deri në vitin 2008, kur te dyja palet firmosën marrëveshje tregtare dhe investimi. Deri me tani janë arritur  arritur 19 marrëveshje të nenshkruara.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy