Tensioni greko-turk alarmon BE/ Turqia nuk bën asnjë hap pas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tensioni greko-turk alarmon BE/ Turqia nuk bën asnjë hap pas

Presidenti turk ka deklaruar se flota ushtarake nuk do të largohet nga ujërat e Mesdheut edhe pas kërcënimeve për sanksione nga BE. Kreu i shtetit, Recep Erdogan u shpreh se operacionet e kërkimit të naftës dhe gazit do të vijojnë deri më 23 gusht.

RECEP TAYIP ERDOGAN, PRESIDENT I TURQISE

“Ne nuk do të përulemi kurrë përballë banditërisë në pjesën tonë të territorit. Nuk do të dorëzohemi para gjuhës së sanksioneve dhe kërcënimeve. Anija e kërkimit “Oruc Reis”, që ndodhet mes Qipros dhe ishullit grek të Kretës, do të vazhdojë punën deri më 23 gusht.”

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian i konsideruan veprimet e Ankarasë, si antagoniste dhe të rrezikshme dhe ritheksuan se të drejtat sovrane të shteteve anëtare të BE-së duhet të respektohen.

Advertisement

Për më tepër BE nënvizon se përkeqësimi serioz në marrëdhëniet me Turqinë ka shtuar rrezikun e incidenteve dhe kjo do të sjellë pasoja shumë të gjera strategjike për të gjithë unionin.

Në vitin 1996, dy vendet pothuajse hynë në luftë mbi përkatësinë e disa ishuve të vegjël të pabanuar në Detin Egje.

Tensioni greko-turk alarmon BE/ Turqia nuk bën asnjë hap pas shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy