Tentuan të merrnin ndihmat që u hodhën nga ajri, 7 palestinezë mbyten në det

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tentuan të merrnin ndihmat që u hodhën nga ajri, 7 palestinezë mbyten në det

Ministria e Shëndetësisë e Hamasit njoftoi sot se shtatë persona u mbytën në det në Rripin verior të Gazës, ndërsa përpiqeshin të mblidhnin ndihmat humanitare të hedhura nga avionët në enklavën palestineze.

Gjashtë persona vdiqën dje, të hënën, dhe një ndërroi jetë sot, tha ministria. Përveç kësaj, sipas të njëjtit burim dhe dëshmitarëve okularë, sot trupat izraelite kanë rrethuar kompleksin spitalor al-Nasser në qytetin Khan Younis, në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Dhjetëra automjete të blinduara dhe tanke kanë rrethuar kompleksin që nga mëngjesi, thanë dëshmitarët, duke përmendur të shtënat me armë zjarri.

“Ushtria po rrethon kompleksin spitalor al-Nasser”, tha në një deklaratë ministria e shëndetësisë e Hamasit.

Advertisement

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze kishte raportuar lëvizje tankesh rreth spitalit që të dielën. Trupat izraelite kryejnë rregullisht operacione në spitalet në Rripin e Gazës, nën pretekstin e kërkimit të luftëtarëve palestinezë. Ushtria ka operuar që nga 18 marsi rreth dhe brenda spitalit al-Shifa në qytetin e Gazës, kompleksi më i madh spitalor në enklavën veriore palestineze, ku ka thënë se ka vrarë më shumë se 150 militantë palestinezë. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy