Teori konspiracioni: Bora në Teksas është e rreme, ajo u dërgua nga Bill Gates

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Teori konspiracioni: Bora në Teksas është e rreme, ajo u dërgua nga Bill Gates

Një teori konspiracioni ka “pushtuar” rrjetet sociale. Përdoruesit e “TikTok” kanë shpërndarë masivisht video duke ndezur topa dëbore, por që në fakt ajo nuk shkrihet. Për këtë arsye, ata pretendojnë se bora është e rreme dhe është dërguar nga Bill Gates.

 

Një grua, duke ndezur me çakmak një top dëbore, u shpreh: “Kjo shkon për qeverinë tonë dhe Bill Gates. Faleminderit Bill Gates për përpjekjen për të na mashtruar se kjo është borë e vërtetë. Ajo nuk shkrihet. As ujë nuk pikon, asgjë.”

 

Advertisement

Një tjetër video tjetër tregon një vajzë që mbledh një top dëbore nga lëndina e saj dhe e mban atë mbi një qiri. Ajo vë re se bora nuk shkrihet menjëherë, çka sipas saj, mbështet teorinë e konspiracionit. Përdoruesit e “TikTok” e kanë provuar shkrirjen e borës edhe me tharëse flokësh. Sipas tyre, bora e rreme është dërguar nga Bill Gates për të ushqyer frikën e ndryshimit të klimës.

 

Ekspertët shpjegojnë se bora reagon kështu për shkak të një procesi të quajtur lartësim, që do të thotë se bora e ngurtë shndërrohet direkt në avuj, pa u shkrirë më parë në ujë të lëngshëm. Kurse shenjat e zeza të djegies, shtojnë ata, vjen nga vetë çakmaku. Moti i rëndë në Teksas, i cili ka qenë i lidhur me ndryshimin e klimës, la miliona njerëz pa energji dhe ujë. Më shumë se 70 njerëz vdiqën, mes të cilëve kishte edhe nga ata që humbën jetën teksa luftonin të ngroheshin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy