Tërhiqet Kim Jong-un, pezullon planet ushtarake kundër Jugut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tërhiqet Kim Jong-un, pezullon planet ushtarake kundër Jugut

Tërhiqet Kim Jong-un, pezullon planet ushtarake kundër Jugut

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka pezulluar planet ushtarake kundër Koresë së Jugut, njoftoi të mërkurën agjencia verikoreane e lajmeve KCNA.

Sipas saj, Kim kryesoi sot një takim të komitetit ushtarak, në të cilin “u pezulluan planet për veprime ushtarake kundër Jugut”. KCNA nuk dha shpjegime shtesë në lidhje me ndryshimin e strategjisë, shkruan REL.

Armiqësitë në Gadishullin Korean janë rritur ndjeshëm javën e kaluar, pasi Koreja e Veriut ka hedhur në erë një zyrë ndërlidhëse ndër-koreane në territorin e saj, nga zemërimi që Koreja e Jugut po dërgonte fletushka kundër autoriteteve në Phenian.

Advertisement

Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të dërgojë trupa në zonën kufitare. Dy Koretë janë teknikisht në luftë, sepse konflikti i tyre i viteve 1950-1953 ka përfunduar me armëpushim dhe jo me traktat paqeje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy