Tërmet i fortë në Itali, pezullohen hekurudhat e shkollat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një tërmet i ffortë ka lëkundur Italinë mëngjesin e kësaj të mërkure, ekzaktesisht ne oren 07:07.

 

 

Sipas mediave italiane, magnituda e tërmetit ishte 5.7 ballë me thellësi 8 kilometër, me epiqender ne Marche, ne zonen e Ankones ( Italia Qendrore).

Advertisement

 

 

Goditja e fortë sizmike u shoqërua nga disa goditje të tjera më vonë, kryesoret prej 3.1, 3.4 dhe 4.0 ballë.

 

Advertisement

 

Deri me tani në zonën e Ankonës janë raportuar dëme të mëdha materiale dhe mure të çarë ne objekte te shumta dhe po ashtu ashensorë të bllokuar.

 

 

Advertisement

Qytetarët të panikosur janë dyndur nëpër rrugë.

 

Të gjitha ekipet e zjarrfikësve, veçanërisht në zonën e Pesaros, por edhe në Ankona, kanë dalë në terren për kontrolle.

 

Advertisement

 

Trafiku hekurudhor u pezullua si masë paraprake në afërsi të Ankonës, në linjën e Adriatikut , për shkak të dyshimeve për dëmtim të binarëve. Shkollat u mbyllën në shumë qytete të Marche, duke filluar nga Pesaro.

 

Tërmeti u ndje edhe në Romë , Firence, Bolonja dhe në veri të Italisë, deri në Trentino.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy