Tërmeti 5.7 ballë rihter në Turqi/ Shembet një kullë ushtarake vrojtimi, ja sa persona u lënduan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tërmeti 5.7 ballë rihter në Turqi/ Shembet një kullë ushtarake vrojtimi, ja sa persona u lënduan

Mediat e huaja kanë dhënë detaje të reja për tërmetin 5.7 ballë i shkallës Rihter që goditi pak më parë pjesën lindore të Turqisë, kryesisht provincën Bingol. Mësohet se nga tërmeti është shembur një kullë ushtarake vrojtimi duke lënduar 3 persona.

Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Fatkeqësive të Turqisë (AFAD) tha që epiqendra e tërmetit ishte në rrethin Karliova të Bingol.

Ndërkohë ministri i brendshëm Soylu tha se një prej rojeve ishte bllokuar në kullën e vrojtimit por që u shpëtua kurse dy të tjerë morën lëndime të lehta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy