Testohen miliona qytetarë, Kina nxiton të frenojë valën e re të pandemisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Testohen miliona qytetarë, Kina nxiton të frenojë valën e re të pandemisë

Më shumë se 8 milionë banorë të dy qyteteve të Kinës do të testohen për Covid-19 për shkak të një shpërthimit të ri të pandemisë nga varianti delta.

Autoritetet shëndetësore dhanë alarmin pasi sot u raportuan 59 raste të reja në provincën Fujian. Kjo e çoi numrin total të rasteve të transmetuara lokalisht në 102.

Mes të infektuarve, që prej 10 shtatorit, janë dhe 30 fëmijë nën moshën 10 vjeç. Një ditë më parë, autoritetet kineze vendosën në zbatim izolime totale për zonat që konsiderohen vatra përhapjeje të Covid-19.

Shpërthimi i ri i pandemisë vjen përpara festivalit të mes-vjeshtës që nis javën e ardhshme. Mediat publike në Kinë fajësojnë rikthimin e fëmijëve në shkolla për këtë valë të re të koronavirusit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy