Tetë të vrarë nga të shtënat në Indianapolis të SHBA-ve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tetë të vrarë nga të shtënat në Indianapolis të SHBA-ve

Të tjera viktima nga të shtënat me armë në SHBA, brenda pak ditëve. Tetë persona u vranë në qytetin Indianapolis dhe shumë të tjerë u plagosën në një sulm me armë në një objekt të kompanisë së shërbimeve postare FedEx. Sipas autoriteteve, atentatori ka vrarë veten ndërsa identiteti i tij nuk është konfirmuar ende.

Ky ishte i fundit në një varg sulmesh në Shtetet e Bashkuara muajt e fundit. Tetë vetë mbetën të vrarë në një sallon masazhesh në Atlanta të Xhorxhias; 10 të tjerë gjetën vdekjen në një dyqan ushqimesh në Kolorado, katër persona, ndër ta një djalë 9-vjeçar, humbën jetën kur një individ i armatosur hapi zjarr në një zyrë të shitjes së pasurive të patundshme në Orinxh të Kalifornisë.

Ky është incidenti i tretë me vrasje të shumëfishta këtë vit në Indianapolis. Pesë persona, përfshirë një grua shtatzënë, u qëlluan dhe u vranë në muajin janar, dhe një burrë u akuzua për vrasjen e tre të rriturve dhe një fëmije para se të rrëmbente vajzën e tij gjatë një grindjeje në një shtëpi në muajin mars.

Për dekada, ligjvënësit amerikanë janë të përçarë për fenomenin e dhunës me armë i cili shpesh është konsideruar si një siklet ndërkombëtar dhe ende nuk janë konretizuar masat që do ta frenonin atë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy