Tetë viktima dhe 136 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tetë viktima dhe 136 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Tetë viktima dhe 136 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Nuk ndalen vdekjet nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Sipas njoftimeve zyrtare të autoriteteve të Shkupit, kanë vdekur 8 shtetas.

Gjatë 24 orëve të fundit nga 1208 testime të realizuara, 136 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe atë Shkup-80, Kumanovë-6, Shtip-1, Prilep-3, Tetovë-24, Strugë-1, Veles-3, Ohër-5, Gostivar-4, Strumicë-1, Kriva Pallankë-1, Koçan-1, Kërçovë-1, Resnjë-4 dhe Negotinë-1.

“Janë shëruar 43 pacientë, kurse fatkeqësisht jetën e kanë ndërruar 8 pacientë të diagnostifikuar me Covid-19”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Advertisement

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 5450, prej të cilëve 2091 janë shëruar kurse 259 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Aktualisht në vendin tonë ka 3095 raste aktive me koronavirusin e ri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy