Tezat anti-mish të qeverisë spanjolle: Të hahet, por pak dhe me cilësi, ndryshe….

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tezat anti-mish të qeverisë spanjolle: Të hahet, por pak dhe me cilësi, ndryshe….

Ministri spanjoll i Konsumatorëve Alberto Garzon u bëri thirrje bashkatdhetarëve të tij që të hanë më pak mish dhe në këtë mënyrë të ndihmojnë në luftën kundër ndryshimit të klimës, qw sipas tij shkaktohet dhe nga megaferma të mëdha të kafshëve.

“Njerëzit janë të vetëdijshëm për ndikimin e gazeve serrë në ndryshimet klimatike, por ata e lidhin atë vetwm me automjetet dhe transportin,” tha Garzon.

Ai shpjegoi se ndikimi i konsumimit të mishit, veçanërisht viçit, ka filluar të kuptohet vetëm kohët e fundit.

“Vendet e tjera kanë bërë përparim të konsiderueshëm në këtë drejtim, por është tabu në Spanjë”, tha ministri Garzon i së Majtës së Bashkuar në qeverinë e koalicionit të kryeministrit socialist Pedro Sanchez.

Advertisement

Garzon tashmë i mërziti bashkatdhetarët e tij këtë verë kur u bëri thirrje që të reduktojnë konsumin e mishit.

Sipas ministrit, ulja e konsumit të mishit do të luajë një rol kyç në luftën e Spanjës kundër krizës klimatike, ndalimin e përhapjes së shkretëtirave dhe mbrojtjen e industrive të rëndësishme turistike. Vendi është veçanërisht i prekshëm ndaj ndryshimeve klimatike për shkak të vendndodhjes së tij, por Spanja, “ne e dimë dhe e duam, tha ai, është në rrezik të zhduket përgjithmonë”.

“Nëse nuk marrim masa, nuk do të merremi vetëm me ndryshimet klimatike, por edhe me krizën e trefishtë – humbjen e biodiversitetit, ndotjen dhe ndryshimet klimatike”, tha Garzon. Dhe, tha ai, Spanja është shumë e varur nga turizmi.

“Një vizitë në shkretëtirë nuk është aq interesante sa një vizitë në Costa del Sol,” tha Garzon.

Advertisement

Por spanjollët nuk duhet të ndalojnë tërësisht mishin, ata duhet tw konsumojnw mish më pak në sasi dhe mw cilësor, i cili është i mirë si për shëndetin ashtu edhe për mjedisin, këshillon ministri dhe rekomandon të mos blejnë mish të lirë nga fermat e mëdha të kafshëve që nuk janë të qëndrueshme për mjedisin.

“Ata gjejnë hapësirë ​​në pjesën e zbrazur të Spanjës dhe sjellin katër, pesë ose dhjetë mijë krerë bagëti atje, duke ndotur tokën, ujin dhe duke eksportuar mish me cilësi të ulët nga kafshët e trajtuara keq,” përshkroi Garzon situatën në industrinë e mishit.

Ministri vuri në dukje edhe faktin shqetësues se spanjollët hanë mesatarisht një kilogram mish në javë, megjithëse sasia e rekomanduar është midis 200 dhe 500 gram, dhe se Spanja konsumon më shumë mish se çdo vend tjetër në Bashkimin Evropian.

Ministri i bujqësisë tha se industria e mishit po merr kritika të padrejta në vend të respektit për një punë të ndershme që punon për ushqimin dhe ekonominë, ndërsa kryeministri Sanchez tha se nuk ka asgjë më të mirë se një biftek mesatarisht i pjekur.

Advertisement

Garzon u tha atyre se ishte në dijeni të reagimit dhe polemikave të industrisë së mishit mbi këtë çështje, por tha se duhej zgjidhur, gjë që tashmë po bëhet në vende të tjera, si Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca.

Ai gjithashtu theksoi se shumica e kritikave vijnë nga burrat, të cilët besojnë qartë se burrëria e tyre do të ndikohet nëse nuk mund të përballojnë një copë mish ose një Barbecue, ndërsa gratë janë shumë më të ndjeshme ndaj kësaj çështjeje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy