minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
The Guardian: Hyrja e anëtarëve të IS-it në Evropë dhe SHBA, me pasaporta false - Struga.info


The Guardian: Hyrja e anëtarëve të IS-it në Evropë dhe SHBA, me pasaporta false

Pinterest LinkedIn Tumblr +
The Guardian: Hyrja e anëtarëve të IS-it në Evropë dhe SHBA, me pasaporta false

E përditshmja britanike “The Guardian” ka publikuar një investigim që shpjegon se si anëtarët e Shtetit Islamik hyjnë në Evropë ose Shtetet e Bashkuara.

Kjo, përmes pasaportave të rreme.

Anëtarët kanë mundësinë të lënë Sirinë për të udhëtuar edhe në Mbretërinë e Bashkuar apo Kanada.

Një rrjet i tillë, zbulon britanikja, drejtohet nga një uzbek me lidhje ekstremiste që jeton në Turqi.

Advertisement

Ky i fundit po shet pasaporta false deri në 15 mijë dollarë me cilësi të lartë.

Skema

Pasaportat i identifikojnë anëtarët sikur janë nga vende të ndryshme.

“Në të paktën 10 raste për të cilat ‘The Guardian’ është në dijeni, njerëzit që kanë kaluar ilegalisht kufirin sirian në Turqi, kanë përdorur produktet e tij për t’u nisur përmes aeroportit të Stambollit”, vijon artikulli i të përditshmes.

Shitësit pretendojnë se BE-ja është destinacioni më popullor.

Advertisement

Ka dhe raste ku njerëzit ishin në gjendje të udhëtonin nga Stambolli në Meksikë.

Ata zotëronin pasaporta të rreme ruse dhe prej Meksikës kalonin ilegalisht përmes kufirit drejt SHBA-ve.

Nigeria dhe Mauritania janë gjithashtu destinacione të njohura, siç janë Ukraina dhe Afganistani.

Advertisement
Mirëfilli “biznes”

Biznesi po ecën aq mirë, shkruan “The Guardian”, sa kohët e fundit uzbeku hapi një kanal të ri në Telegram me emrin “Istanbul Global Consulting”.

Kjo lloj tregtie sugjeron se ekstremistët e rrezikshëm mund t’i shmangen shërbimeve të sigurisë në mbarë botën.

Kohë më parë zyrtarët perëndimorë të sigurisë do të paralajmëronin se IS-i kishte në zotërim pajisje të rëndësishme.

Kjo sa i takon printerave për të bërë pasaporta siriane dhe irakiane.

Advertisement

IS-i i përdori për të maskuar operativët mes më shumë se 1 milion njerëzve që ikën në Evropë gjatë kulmit të krizës së refugjatëve.

Dallimi

Kur vendosen nën dritën e zezë, dy pasaporta ruse përmbajnë materiale të ndjeshme ndaj UV-së (dritës ultraviolet).

Sipas shitësve të dokumenteve, është e pamundur të falsifikosh një çip biometrik që funksionon.

Advertisement

Por në shumë pika kufitare zyrtarët që kontrollojnë pasaportat thjesht injorojnë ato që nuk funksionojnë.

IS-i ka identifikuar gjithashtu zona të reja për t’u zgjeruar.

Kjo, ndërsa shërbimi më popullor i shitësve të dokumenteve është duke ofruar mjete identifikimi për luftëtarët në Siri.

Një nga tregtarët postoi në Telegram se “nëse keni nevojë për dokumente false nga Rusia, Azia Qendrore, Turqia, Evropa, më dërgoni mesazh në DM”.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy