The Wall Street Journal: Rruga që përdor i “pakapshmi” Dritan Rexhepi për të furnizuar Europën me kokainë nga Ekuadori

Pinterest LinkedIn Tumblr +
The Wall Street Journal: Rruga që përdor i “pakapshmi” Dritan Rexhepi për të furnizuar Europën me kokainë nga Ekuadori

Policia e Firences raporton se ka ndjekur një rrjet të shpërndarë në Europë i cili përmbyste kontinentin me kokainë. Më e pazakonta, është shprehur prestigjiozja ”Wall Street Journal”, i gjithë aktiviteti ishte i lidhur me një burrë i cili sot gjendet i burgosur në Ekuador, por është cilësuar si “trafikanti i pakapshëm”.

Operacioni shumëvjeçar ekspozoi se si grupet e reja kriminale po përfitojnë nga globalizimi për ta kthyer Europën në një rival të SHBA për tregun e kokainës.

Në deklaratën e policisë, Dritan Rexhepi e merrte kokainën në Kolumbi nga një shok i burgut. Duke përdorur një celular të fshehur, ai organizoi dërgesa me vlerë qindra miliona dollarë në anije me kontenierë në portet në Holandë, transferoi të ardhurat dhe urdhëroi sulme ndaj kundërshtarëve, duke përfshirë dy vrasje, sipas zyrtarëve italianë.

Rexhepi lëvizi para përtej Atlantikut duke përdorur “paratë fluturuese”, ku paratë e depozituara te një agjent në një vend mund të tërhiqen nga dikush në një vend tjetër, kryesisht pa lënë gjurmë. Ai gjithashtu kursente para në komisione duke përdorur korrierët e tij.

Advertisement

Rrjete të tilla si i Rexhepit janë një sfidë për autoritetet të cilat po luftojnë për të ndërprerë fluksin dhe etjen e Europës për kokainë. Rrjete të tilla favorizohen nga rrugët e ngarkuara tregtare, kufijtë e hapur dhe modernizimi i mjeteve të komunikimit që kanë siguri më të lartë. Kontenierët e shumtë mbërrijnë në portet tregtare dhe sapo del në breg, kokaina zhduket shpejt.

Tjetër problem janë pengesat gjuhësore e burokratike dhe nevoja për burime, pavarësisht se bashkëpunimi mes vendeve të Europës nuk mungon. Sipas zyrtarëve, rrjeti i Rexhepit, i quajtur “Bello”, ishte një ndër grupet kriminale më të mëdha që lidhej me Shqipërinë, një vend i vogël në Ballkan që ka një diasporë të madhe në Europë e në botë.

Operacioni që vuri Rexhepin në pranga nisi në vitin 2014 në Firence me një kontroll policor për t’u zgjeruar në një hark kohor prej 6 vjetësh që përfundoi në Shtator të vitit të shkuar. Nga kjo gjueti për kriminelë, rezultuan më shumë se 100 arrestime në 10 vende.

Italia ka kërkuar ekstradimin e Dritan Rexhepit nga Ekuadori me akuzën e krijimit dhe drejtimit të një kanali ndërkombëtar që trafikonte drogë dhe pastronte para.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy