Thellohet kriza në Libi, i dërguari i posaçëm i OKB-së jep dorëheqjen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Thellohet kriza në Libi, i dërguari i posaçëm i OKB-së jep dorëheqjen

I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Libinë, Abdoulaye Batili, dorëzoi dorëheqjen dje të martën, duke gjykuar se nuk është e mundur që të ketë “sukses” në përpjekjet për t’i dhënë fund krizës kur udhëheqësit libianë vënë “interesat e tyre personale mbi nevojat e vendit”.

“Ia paraqita dorëheqjen Sekretarit të Përgjithshëm” të OKB-së Antonio Guterres , i tha shtypit diplomati senegalez pas një takimi të SA.

Dorëheqja “është pranuar”, tha më pas zëdhënësi i Guterres, Stephane Dujarric.

Misioni Mbështetës i Kombeve të Bashkuara në Libi “bëri shumë përpjekje në 18 muajt e fundit nën udhëheqjen time”, por kohët e fundit “situata është përkeqësuar”, shpjegoi Abdoulaye Batili, duke denoncuar “mungesën e vullnetit politik dhe të mirëbesimit nga ana e liderëve libianë të cilët duken ‘të kënaqur me ngërçin aktual’.

Advertisement

“Kjo është shumë e trishtueshme sepse sot në Libi shumica e popullsisë dëshiron” t’i japë fund këtij ngërçi, por “në këto kushte, nuk ka asnjë mënyrë që OKB -ja  të veprojë me sukses”, këmbënguli ai, “nuk ka vend” për zgjidhje politike.

Gjatë mbledhjes së SA, ai njoftoi shtyrjen e konferencës së pajtimit kombëtar për një kohë të pacaktuar. Kjo konferencë teorikisht do të niste të dielën, më 28 prill.

“Është zemërthyese të shohësh njerëz në pozita të pushtetit të vënë interesat e tyre personale mbi nevojat e vendit të tyre,” vuri në dukje ai, duke shprehur gjithashtu “ndjenjën e tij të thellë të dëshpërimit”.

“Përcaktimi egoist i liderëve aktualë për të ruajtur status quo-në përmes manovrave dhe taktikave vonuese në kurriz të popullit libian duhet të marrë fund,” këmbënguli ai.

Advertisement

Ai shprehu keqardhje të veçantë që përpjekjet e tij për të qetësuar shqetësimet e secilës palë u ndeshën me “rezistencë kokëfortë, pritshmëri të paarsyeshme dhe indiferencë ndaj interesave të popullit” të Libisë.

Në Libi, paqja dhe stabiliteti mbeten të pakapshme pas kryengritjes së vitit 2011 të mbështetur nga NATO që rrëzoi regjimin e kolonelit Muammar Gaddafi. Vendi mbetet i ndarë, me dy qeveri në pjesët perëndimore dhe lindore të vendit dhe një mori grupesh të armatosura që luftojnë për pushtet dhe ndikim.

Abdoulaye Batili, i dërguari i nëntë i posaçëm i OKB-së që nga viti 2011, u emërua në këtë rol në shtator 2022.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy