Tjetër incident në ajër, avioni goditet nga turbulencat, 12 të lënduar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tjetër incident në ajër, avioni goditet nga turbulencat, 12 të lënduar

12 persona u plagosën pasi një tjetër avion u godit nga turbulenca.

Këtë herë, një fluturim i “Qatar Airways” që udhëtonte nga Doha në Dublin përjetoi turbulenca të forta kur ndodhej mbi Turqi. Mes pasagjerëve u plagosën edhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

Megjithatë, avioni arriti të ulej normalisht dhe në mënyrë të sigurt në aeroportin e Dublinit. Ekipet e emergjencës ishin në vendngjarje për të ndihmuar.

Ky incident vjen pak ditë pas incidentit në një fluturim të Singapore Airlines ku një person humbi jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, mes tyre një grua e cila mbeti e paralizuar.

Advertisement

Avioni u godit nga turbulencat dhe rënia e papritur e tij në 1800 metra në vetëm 5 minuta shkaktoi kaos në aeroplan dhe duke e detyruar atë të bënte një ulje emergjente në aeroportin Suvarnabhumi të Bangkok.

Pasagjerët e tmerruar përshkruanin se si nuk ishin paralajmëruar në kohë për të lidhur rripat e sigurimit përpara se avioni të rrëzohej papritur./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy