Tjetër skandal përfshin bankat/ Fshehën paratë e krimit dhe të oligarkëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mijëra dokumente që kanë rrjedhur në publik nga Departamentit Amerikan të Thesarit, i cili heton pastrimin e parave, kanë zbuluar se bankat në disa vende për gati dy dekada, kanë transferuar mbi dy trilionë dollarë pagesa të dyshimta.

Dokumentet e publikuara në një raport të një rrjeti Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë, tregojnë se bankat kryesore perëndimore, përfshirë bankat amerikane dhe Gjermane, kanë ndihmuar rrjetet kriminale në të gjithë botën, përfshirë dhe ato në ish-Bashkimin Sovjetik të fshehin para.

Advertisement

Janë mbi 2,100 dokumente që datojnë nga viti 1999 deri në 2017, të Rrjetit të Krimeve Financiare të cilat i janë shpërndarë mbi 400 gazetarëve në gjithë botën. Sipas një hetimi 16 mujor, rreth 1.3 trilionë dollarë transaksione të dyshimta lidhen me Deutsche Bank.

Por kjo nuk është hera e parë që banka gjermane përfshihet në skandal, pasi në 2015 u gjobit me 258 milionë dollarë për transaksione parash në emër të klientëve iranianë, libianë, sirianë, etj, kriminelë apo firma me sfond të paqartë ndaj të cilave ishin vendosur sanksione nga Shtetet e Bashkuara.

Advertisement

Por dosjet kanë zbuluar se banka gjermane, përveç se ka ndihmuar persona të caktuar apo biznesmenë të transferojnë para për t’u shpëtuar sanksioneve amerikane nga vendet e lindjes, kryesisht Irani, ka favorizuar edhe oligarkë rusë, e turq.

Tjetër skandal përfshin bankat/ Fshehën paratë e krimit dhe të oligarkëve shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 Struga.info | Privacy policy