Tragjedia në Gaza, nuk hapet parashuta, pakoja e ushqimeve vret pesë persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tragjedia në Gaza, nuk hapet parashuta, pakoja e ushqimeve vret pesë persona

Pesë persona humbën jetën në Gaza kur një paketë ndihme humanitare ra nga një aeroplan, por nuk e hapi parashutën.

Incidenti tragjik ndodhi në kampin e refugjatëve Al-Sati dhe u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës të kontrolluar nga Hamasi, si dhe nga dëshmitarët okularë.

Të paktën një parashutë me paketë e ndihmuar nuk u hap siç duhet dhe pakoja ra qindra metra mbi njerëzit në tokë.

CBS News raporton se dy nga të vdekurit ishin djem . Të plagosurit janë 11, të gjithë të moshës 30-50 vjeç.

Advertisement

Paketat e ndihmave humanitare kanë ardhur herë pas here në Rripin e Gazës nga SHBA, Jordania, Egjipti, Franca, Holanda dhe Belgjika.

Një zyrtar amerikan i tha CBS News se paketa nuk erdhi nga një avion amerikan./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy