Tragjike në Gjermani / Vëllezërit vrasin motrën dhe e varrosin në oborrin e shtëpisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tragjike në Gjermani / Vëllezërit vrasin motrën dhe e varrosin në oborrin e shtëpisë

Dy vëllezër nga Afganistani janë arrestuar nga policia në Gjermani, pasi kanë masakruar motrën e tyre, për shkak se kishin mospëlqime për mënyrën e saj të jetesës. Viktima ishte 34-vjeçe, nënë e dy fëmijëve.

 

Raportohet se ata se e kanë mbytur motrën e tyre dhe më pas e varrosën në oborrin e shtëpisë, për të fshehur gjurmët.

 

Advertisement

Viktima ishte shpallur e zhdukur që prej 13 korriku, e nga ajo ditë, policia i mbante nën mbikëqyrje vëllezërit.

 

Pasi autoritetet gjetën trupin e pajetë të gruas të groposur në oborrin e një shtëpie në Bavari, ku jeton njëri prej vëllezërve, të rinjtë pranuar krimin. Ata thanë se ndiheshin të fyer nga motra, pasi mënyra perëndimore e jetesës së saj nuk përshtatej me “standardet e moralit të tyre”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy