
7 persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në Hungari.
Automjeti ishte me targa serbe, ndërsa raportohet se po transportonte emigrantë të paligjshëm.
Advertisement
Shoferi i mjetit u përpoq të shmangte një pike kontrolli të policisë duke u largua me shpejtësi.
Ai u perplas në një shtëpi ndërsa makina u përmbys.
Advertisement
Në mjet ndodheshin 10 emigrant, ndërsa shoferi i cili mbeti i plagosur, po hetohet për trafikim te qenieve njerëzore dhe shkaktim të aksidentit me fatalitet.