“Trashëgimtar i nazistëve…”/ Lukashenko shpërthen ndaj Gjermanisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Trashëgimtar i nazistëve…”/ Lukashenko shpërthen ndaj Gjermanisë

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko deklaroi se nuk e priste pjesëmarrjen e Gjermanisë në sanksionet që BE i vendosi Bjellorusisë.

 

Duke folur në një ngjarje përkujtimore të Luftës së Dytë Botërore, presidenti 66-vjeçar tha se sanksionet ishin pjesë e një “lufte hibride” perëndimore në vazhdim kundër Bjellorusisë.

 

Advertisement

“Ne nuk e prisnim pjesëmarrjen e Gjermanisë në këtë komplot kolektiv”, tha ai.

 

Duke iu drejtuar ministrit të Jashtëm gjerman, Heiko Maas, i cili bëri thirrje për sanksione të gjera ekonomike kundër Bjellorusisë të hënën, Lukashenko tha: “Kush jeni ju? Një gjerman i penduar… apo trashëgimtar i nazistëve?”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy