Trazirat SHBA, ushtria e femrave me ngjyrë mbron protestuesit (VIDEO-FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trazirat SHBA, ushtria e femrave me ngjyrë mbron protestuesit (VIDEO-FOTO)

Anëtare të armatosura të Partisë New Black Panther u panë duke marshuar përkrah demonstruesve paqësorë gjatë një proteste në Xhorxhia të SHBA-së. Videoja që po qarkullon në internet i tregon ushtaret femra afro-amerikane të veshura me të zeza, duke marshuar të kapura për krahu teksa krijuan një linjë mbrojtësë për protestuesit e “Black Lives Matter” gjatë një marshimi në Atlanta.

Ato në trup mbanin jelekë anti-plumb dhe në sup, kishin armë. Pamjet filmike u postuan nga Redfish. Më herët këtë javë, persona të armatosur u panë dhe në një protestë në Decatur po në Xhorxhia. Atje, në 3 qershor, ata gjithashtu marshuan krah për krah krahas protestuesve dhe iu drejtuan turmës, si pjesë e përpjekjeve të tyre për të mbrojtur të drejtat e demonstruesve, sipas Decaturish, organizatë e themeluar në vitin 1989 dhe që për dallim nga origjinali Black Panthers – është angazhuar në protesta të armatosura kundër brutalitetit të pretenduar të policisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy