Tre të vrarë dhe disa të plagosur nga sulmi ajror izraelit mbi Liban

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tre të vrarë dhe disa të plagosur nga sulmi ajror izraelit mbi Liban

Izraeli ka kryer disa sulme ajrore mbi Liban, dhe për pasojë kanë mbetur të vrarë tre persona dhe jaën plagosur disa të tjerë.

Izraeli njoftoi se një nga sulmet goditi trafikantë të armëve nga një grup i lidhur me Hezbollahun.

Krahu ushtarak libanez Hezbollahu është shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka në listën e zezë.

Sipas mediave të huaja, dy vëllezër nga qyteza Sheba u goditën nga sulmet teksa po udhëtonin në një rrugë rrëzë malit Hermon në juglindje të Libanit, “duke bërë që makina e tyre të përfshihej nga flakët, gjë që rezultoi me vdekjen e tyre”.

Advertisement

Ushtria izraelite konfirmoi se ka kryer sulme afër Shebës dhe tha se ka vrarë dy trafikantë nga Brigada për Rezistencë Libaneze, një grup i lidhur me Hezbollahun.

“Terroristët ishin të përfshirë në trafikimin e armëve që përdoren nga Hezbollahu dhe aktivitetet e tyre përbënin shkelje flagrante të mirëkuptimit mes Izraelit dhe Libanit”, tha ushtria izraelite duke iu referuar armëpushimit që i dha fund mbi një vit armiqësi mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup që mbështetet nga Irani.

“Ushtria izraelite do të vazhdojë të operojë në mënyrë që të eliminojë çdo rrezik që i kanoset shtetit të Izraelit”, paralajmëroi ushtria.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy