Tronditëse në SHBA, prindërit torturojnë për vdekje 3-vjeçaren, pretendojnë se “ishte pushtuar nga demonët”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tronditëse në SHBA, prindërit torturojnë për vdekje 3-vjeçaren, pretendojnë se “ishte pushtuar nga demonët”

Një vajzë tre vjeçare u torturua për vdekje gjatë një ekzorcizmi të kryer nga familja e saj në një kishë (siç quhet) në Kaliforni, ku pak para përfundimit fëmija i tha nënës së saj “Të dua”.

Trupi i foshnjës u la më vonë i shtrirë në altar, thanë autoritetet. Vogëlushja Arely Naomi Proctor u gjet e vdekur brenda të ashtuquajturës Iglesia Apostoles y Profetas në qendër të qytetit San Jose më 24 shtator 2021.

Trupi i vogëlushes ishte i mbushur me lëndime, të pësuar kur nëna, xhaxhai dhe gjyshi i saj e kapën me dhunë nga fyti për të dëbuar atë që ata e quanin demon, sipas dokumenteve të zëvendësprokurores Rebekah Wise.

“Ndërsa vrasja e ekzorcizmit ishte në zhvillim e sipër, Arely po përpiqej të shpëtonte nga abuzuesit e saj. Viktima ka thënë vazhdimisht “Jo”!” , shkruan Wise në dosje tronditëse prej 50 faqesh.

Advertisement

“Arely i tha edhe nënës së saj, Claudia Hernandez, ‘të dua’ gjatë sprovës së egër”, tha Wise. Claudia babai i vajzës Trigueros Hernandez, u arrestuan disa muaj pas vdekjes së Arely-t të vogël.

Ata u deklaruan të pafajshëm për krimin që shkaktoi vdekjen e një fëmije nën moshën 8 vjeçare. Gjykatësi Hanley Chew do të vendosë më 10 maj nëse çështja mund të shkojë në gjyq. Kur autoritetet në vendngjarje fillimisht e pyetën Claudia-n, atëherë 25-vjeçare, se çfarë ndodhi me vajzën e saj, nëna pretendoi se Arely kishte bërtitur dhe qarë një natë më parë.

Claudia i tha një oficeri policie se vajza e saj ishte “e pushtuar” dhe pretendoi se Arely dukej ndryshe. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy