Tronditet qeveria e Liz Truss; kryeministrja britanike po goditet nga brenda partisë konservatore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pushteti i kryeministres britanike, Liz Truss po mbahet në fije të perit. Qeveria e saj ndodhet në kolaps pas dështimit të planit ekonomit të publikuar javën e kaluar.

 

Plani i cili sygjeronte uljen e taksave për të pasurit, u prit me shumë zemërim nga elektoriati konservator por edhe brenda Partisë.

 

Advertisement

Kjo solli menjëherë shkarkimin e shefit të Thesarit Këasi Këarteng i cili u quajt fajtori për programin, por duket se kjo gjë nuk e uli zemërimin brenda konservatorëve.

 

Të mërkurën mbrëma ishte radha e sekretares së Brendshme Suela Braverman të jepte dorëheqjen nga kabineti i Truss. Sipas Braverman largimi erdhi pasi ajo kishte shkelur rregullat duke dërguar një dokument zyrtar nga llogaria e saj personale e emailit.

 

Advertisement

Pas dorëheqjes së sekretares se brendshme , zërat që kërkojnë largimin e Truss u shtuan të paktën 7 deputete bene thirrje per zgjedhjen e një lideri të ri.

 

Por këtë të enjte kryemnistrja tha se ajo ishte luftëtare dhe jo dorëheqëse duke treguar se do të vijoje përpara me programin e saj. Truss emëroi menjëherë për sekretar të Brendshëm Grant Shapps i cili mbante pozicionin e ministrit përgjegjës për emigracionin, ligjin dhe rendin.

 

Advertisement

Pavarësisht lëvizjeve emergjente nga Truss për të zëvendësuar të larguarit, pushteti i saj duket tashmë i shembur dhe sipas kritikëve në ishull, largimi i saj ëshë çështje ditësh.

 

Dy kandidatët më të mundshëm për kryeministër të ardhshëm shihen Jeremy Hunt dhe Rishi Sunak, ky i fundit ishte dhe kandidati me të cilin Truss fito edhe garën për në Douning Street.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy