Trump bën thirrje për rihapjen e shkollave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trump bën thirrje për rihapjen e shkollave

Mes rritjes së rasteve me Covid-19, veçanërisht në mesin e të rinjve, Shtëpia e Bardhë po i bën presion shkollave në të gjithë Shtetet e Bashkuara që të rihapen.

“Ne do të ushtrojmë trysni mbi guvernatorët dhe të gjithë të tjerët për të hapur shkollat, për t’i hapur ato. Kjo është shumë e rëndësishme,” tha Presidenti Donald Trump të martën në një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë.

“Shëndeti mendor dhe zhvillimi social i fëmijëve duhet të kenë po aq përparësi sa shëndeti fizik”, tha Melania Trump, zonja e parë dhe nëna e një fëmije në moshë shkollore, gjatë një diskutimi të martën në Shtëpinë e Bardhë mbi rihapjen e sigurt të shkollave të Amerikës.

Një e panjohur domethënëse është nëse fëmijët e vegjël, të cilët janë transmetues të efektshëm të virusit të gripit, do ta përhapin koronavirusin tek mësuesit dhe personeli i moshuar i shkollave, dhe nëse më pas do të infektonin anëtarët e familjeve të tyre dhe të afërmit e moshuar.

Advertisement

“Ne nuk e dimë akoma nëse Covid-19 infekton me të vërtetë fëmijët dhe ata më pas mund ta transmetojnë atë apo është shumë e vështirë për këtë virus që të infektojë fëmijët? Këto studime janë ende në proces”, tha për Zërin e Amerikës Dr. William Schaffner, profesor i sëmundjeve infektive në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt.

Akademia Amerikane e Pediatrisë “mbështet me forcë të gjitha politikat për vitin e ardhshëm shkollor që mbështesin kthimin fizik të nxënësve në shkollë.”

Grupi i pediatrëve thotë se “rëndësia e procesit mësimor me prani fizike në klasë është e dokumentuar mirë, dhe tashmë ka prova se mbyllja e shkollave në pranverën e vitit 2020 ka patur ndikim negativ tek fëmijët.”

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve “kurrë nuk ka rekomanduar mbylljen e shkollave”,tha drejtori i saj Robert Redfield në një telekonferencë me gazetarët para diskutimit të sotëm të organizuar nga Presidenti. “Ne nuk kemi ndjerë se ishte me të vërtetë një strategji efektive e shëndetit publik që duhej zbatuar.”

Advertisement

Mesazhet kundërshtuese nga administrata, zyrtarët e shëndetit publik dhe të tjerët me siguri se do të krijojnë tension në javët në vazhdim.

“Unë mendoj se do të shohim një përplasje midis grupeve të prindërve, grupeve të mësuesve, grupeve të administratorëve të shkollave, të gjithë përpiqen të debatojnë mbi atë se si duket siguria dhe mirëqenia nëse rihapen shkollat këtë vjeshtë,” tha për Zërin e Amerikës John Bailey, studius i Institutit American Enterprise.

Grupet e arsimit duan të paktën 200 miliardë dollarë në fonde federale për rihapjen e sigurt në një kohë kur arkat e shtetit janë varfëruar për shkak të recesionit ekonomik të shkaktuar nga pandemia. Vetëm 13.5 miliardë dollarë janë ndarë për këtë qëllim.

DeVos: ‘Shkolla duhet të rihapen’

Advertisement

Sekretarja e Departamentit të Arsimi, Betsy DeVos u tha guvernatorëve gjatë një biside telefonike të martën se ajo kundërshton planet e disa distrikteve të shkollave lokale për të kufizuar mësimet në klasë në vetëm disa ditë në javë.

“Në fund, nuk po diskutohet për çështjen nëse shkollat duhet të hapen, por mbi mënyrën si duhet bërë kjo”, tha DeVos. “Shkollat duhet të rihapen, ato duhet të jenë plotësisht funksionale dhe se si duhet të ndodh kjo është më së miri t’u lihet drejtuesve të arsimit dhe atyre të komunitetit.”/burimi: VOA

Trump bën thirrje për rihapjen e shkollave shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy