
“Për shumë vite besoja se Kamala Harris ishte indiane, sepse ajo fliste vetëm për origjinën e saj indiane. Nuk e dija që ajo ishte me ngjyrë deri disa vite më parë, kur u bë me ngjyrë dhe tani dëshiron të njihet si e tillë”
Këto komente të i ish kreut të Shtëpise së Bardhë Donald Trump në takimin vjetor të Shoqatës Kombetare të Gazetarëve me ngjyrë qe vunë ne dyshim identitetin e kandidates per presidente , ka sjelle reagimin e Uashingtonit.
“Si një person me ngjyrë – si një grua me ngjyrë , e cila është në këtë pozicion që qëndron para jush në këtë podium, pas kësaj foltoreje, ajo që ai tha është e neveritshme, është fyese . E dini se askush nuk ka të drejtë t’i tregojë dikujt se kush janë, si identifikohen.
Në lidhje me këto deklarata ka reaguar edhe kandidatja per president, Kamala Harris
“Dhe ishte i njëjti shfaqje e vjetër: përçarja dhe mosrespektimi. Dhe më lejoni të them vetëm që populli amerikan meriton më mirë. Populli amerikan meriton një lider që thotë të vërtetën. Një lider që nuk përgjigjet me armiqësi dhe zemërim kur përballet me faktet. Ne meritojmë një udhëheqës që kupton se dallimet tona nuk na ndajnë ato janë një burim thelbësor i forcës sonë.”
Me afrimin e zgjedhjeve të nëntorit, gara mes Donald Trump dhe Kamala Harris po bëhet cdo ditë edhe më e fortë./vizionplus.tv