
Presidenti i 45-të në SHBA ka lënë Shtëpinë e Bardhë. Donald Trump dhe zonja e tij Melania do të qëndrojnë në Florida duke braktisur kështu edhe ceremoninë e inaugurimit të pasardhësit, Biden, një thyerje e traditës pas më shumë se 150 vitesh.
Në fjalën e tij pas largimit, Trump i uroi suksese administratës së re dhe premtoi se do të kthehet së shpejti.
DONALD TRUMP
AdvertisementPRESIDENTI I 45-TE I SHBA
“Ajo që kemi bërë në këto katër vjet, ka tejkaluar cdo standart. Realizuam reformat më të mira në ekonomi, nëse ju rrisin taksat mos thoni që njuk ju paraljmërova. Edhe në kushtet e pandemisë, e rindërtuam shkëlqyeshmë dy herë ekonominë. Arritëm një mrekulli mjekësore me vaksinën, e zhvilluam në nëtë muaj në vend të më shumë se 10 viteve që merr zakonisht. Kemi punuar fuqishëm dhe i kemi lënë të gjithë mbrapa. Do të luftoj gjithmonë për ju, kjo është një mirëupafshim, por do të kthehemi në një mënyrë apo një tjetër. Do të shihemi së shpejti. ”
Në orët e fundit të mandatit, Trump shpalli faljen për 73 persona dhe ndryshoi dënimet për 70 të tjerë.
78-vjeçari Joe Biden merr zyrtarisht presidencën pas pak orësh, e bashkë me të do të inaugurohet edhe zëvendësja e tij, Kamala Heris. Gruaja e parë në histori që do të shërbejë në këtë post.