Trump paralajmëron çudira, këmbëngul se zgjedhjet u vodhën/ Biden vijon emërimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trump paralajmëron çudira, këmbëngul se zgjedhjet u vodhën/ Biden vijon emërimet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, insiston se zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit janë të manipuluara. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se do të sjellë prova për të vërtetuar se votat janë të vjedhura  duke paralajmëruar çudira në ditët në vijim.

 

DONALD TRUMP

PRESIDENT I SHBA-së

Advertisement

“Është një turp për vendin tonë. Jemi si një vend i botës së tretë, këto fletëvotime derdhen nga kudo, duke përdorur makineri që askush nuk e di pronësinë, askush nuk di asgjë. Dhe tani ne zbulojmë se çfarë mund të bëjmë në lidhje me të. Ju do të shihni shumë gjëra të mëdha që do te ndodhin gjatë dy ditëve të ardhshme.”

 

Ekipi ligjor i Trumpit  në mënyrë të përsëritur ka pretenduar se demokratët kanë manipuluar votimet, por nuk kanë arritur të bindin gjykatat federale.

 

Advertisement

Ndërkohë presidenti i zgjedhur Joe Biden vijon me përzgjedhjen e ekipit të ri. Sipas mediave ai pritet t’i besojë gjeneralit në pension Lloyd  Austin postin e sekretarit të mbrojtjes.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy