Trump: Vaksina, merita ime/ Reagon Biden: Kemi përpara dimër të vështirë, vendosni maskën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trump: Vaksina, merita ime/ Reagon Biden: Kemi përpara dimër të vështirë, vendosni maskën

Presidenti Donald Trump, i cili në mënyrë të përsëritur kishte premtuar se një vaksinë e koronavirusit do të vihej në dispozicion menjëherë pas Ditës së Zgjedhjeve,  ka këmbëngulur se  nëse Joe Biden do të ishte në Shtëpinë e Bardhë vaksina nuk do ishte zbuluar. Në një postim në rrjetet sociale, “Twitter” Trump ka theksuar se administrate amerikane e barnave duhet te kishte njoftuar me herët, por ata thjesht nuk ka patur guximin.

DONALD TRUMP PRESIDENT I SHBA

Demokratët nuk donin të kishte një vaksinë para zgjedhjeve, kështu që në vend të kësaj doli pesë ditë më vonë – Siç e kam thënë gjithë kohën! Nëse Joe Biden do të ishte President, nuk do ta kishit vaksinën për katër vjet të tjera, as Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave nuk do e kishte aprovuar kaq shpejt. Burokracia do të kishte shkatërruar miliona jetë! Siç kam thënë prej kohësh, @Pfizer dhe të tjerët do të shpallnin vetëm një vaksinë pas zgjedhjeve, sepse nuk kishin guximin ta bënin më parë. Po kështu Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave duhej ta kishin njoftuar më herët, jo për qëllime politike, por për të shpëtuar jetë!

 

Advertisement

Ndërkohë Presidenti i zgjedhur Joe Biden është kundërpërgjigjur duke thënë se muajt në vazhdim do të jene shumë të vështirë edhe pas lajmit inkurajues për vaksinën e koronavirusit.

 

JOE BIDEN

Ka nevojë për veprim të guximshëm për të luftuar këtë pandemi. Ne jemi ende përpara një dimri shumë të errët, është e qartë se kjo vaksinë, edhe nëse miratohet, nuk do të jetë e disponueshme gjerësisht për shumë muaj akoma. Nuk ka rëndësi për kë keni votuar, ne mund të shpëtojmë dhjetëra mijëra jetë, nëse të gjithë thjesht do të vendosnin një maskë.

Advertisement

 

Protestat që kundërshtojnë fitoren e Joe Biden dhe kërkojnë rinumërim të votave janë zgjeruar në disa shtete, ndërsa në Xhorxha ka patur edhe arrestime pas tensioneve.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy