Truss: Rusia po përdor armë ekstreme në luftë, Putin një kërcënim për sigurinë globale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Truss: Rusia po përdor armë ekstreme në luftë, Putin një kërcënim për sigurinë globale

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss, është shprehur se presidenti rus Vladimir Putin, ka shkatërruar sigurinë europiane. Përdorimi i armëve gjithnjë e më ekstreme nga ana e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë po e përkeqëson situatën e luftës.

Në një intervistë me BBC, ajo thotë se Mbretëria e Bashkuar po bën gjithçka që mundet për të mbështetur Ukrainën.

“Nuk mund të bëj parashikime për të ardhmen, por ajo që dimë është se planet e Putinit nuk po shkojnë sipas planit, ai nuk po bën përparimin që shpresonte dhe si rezultat po përdor teknika dhe armatime gjithnjë e më ekstreme.

Një nga mënyrat se si Putin financon luftën është përmes të ardhurave nga nafta dhe gazi dhe natyrisht nuk po them se jemi dakord me çdo politikë të Arabisë Saudite ose Emiratet e Bashkuara Arabe, por ato nuk përbëjnë një kërcënim për sigurinë globale në ashtu siç bën Vladimir Putin”, tha ajo.

Advertisement

Truss shton se ne duhet ta ndalojmë Putinin me çdo kushT pasi është kërcënimi i vërtetë me të cilin përballet bota.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy