Turqi-Greqi, përplasje për detin/ Dy vendet fqinj akuzojnë njëri –tjetrin për zgjerimin e ujërave territoriale në Egje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Turqi-Greqi, përplasje për detin/ Dy vendet fqinj akuzojnë njëri –tjetrin për zgjerimin e ujërave territoriale në Egje

Ankaraja dhe Athina i janë rikthyer retorikës së luftës. Ministri i Jashtëm turk Davut Çavushollu tha sot se Turqia nuk do të lejojë zgjerimin e ujërave territoriale greke. Ai përsëriti një vendim te parlamentit turk të vitit 1995 që autorizon veprime ushtarake për të mbrojtur interesat shtetërore nëse Athina zgjeron territoret e saj në Egje.

 

 

 

Advertisement

DAVUT ÇAVUSHOLLU

MINISTRI I JASHTËM TURK

 

Ne nuk do të lejojmë zgjerimin e ujërave territoriale greke as me një milje në Egje, e lëre më 12. Ne po paralajmërojmë Greqinë edhe një herë. Mos ndiqni heroizmin e rremë duke u besuar atyre që krehin kurrizin tuaj. Mos kërkoni aventurizëm. Nuk do të përfundojë mirë për ju.

Advertisement

 

Komentet e Çavushollu erdhën pasi Athina ka në plan të zgjerojë ujërat territoriale rreth ishullit të Kretës me 12 milje detare.

 

 

Advertisement

Por i menjëhershëm ishte reagimi nga pala greke. Athina zyrtare përmes përfaqësuesit të qeverisë iu përgjigj deklaratave të Çavushollu.

 

 

YIANNIS OIKONOMOU

Advertisement

PËRFAQËSUES I QEVERISË GREKE

 

Qeveria greke qeveris ekskluzivisht duke pasur parasysh të drejtën ndërkombëtare dhe interesat kombëtare. Taktika e kërcënimeve dhe e provokimeve, në të cilat angazhohet Turqia, është absolutisht pa rrugëdalje, pasi Greqia nuk është as e frikësuar dhe as e terrorizuar. Do të ishte e dobishme që zyrtarët turq të reflektonin për ngërçin dhe të mos vazhdonin në të njëjtën rrugë edhe në vitin e ri.

 

Advertisement

Përplasja mes dy vendeve është historike, por çështja e përcaktimit të kufijve detarë shpesh ka shtuar tensionet. Gjithashtu Ankaraja e akuzon Athinën për militarizim të 12 ishujve statusi i të cilëve është zgjidhur me Traktatin e Lozanës.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy