Turqi/ Qytetarët kalojnë natën jashtë nga frika e tërmetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Turqi/ Qytetarët kalojnë natën jashtë nga frika e tërmetit

Pas tërmetit me madhësi 6.6 që tronditi Turqinë, shumica e qytetarëve në Izimir e kaluan natën jashtë, pasi nuk mund të hynin në banesat e tyre, pas makthit që përjetuan.

Natën në çadra nuk e kaluan vetëm ato familje, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti, por edhe shumë qytetarë të tjerë të panikosur.

Një nga qytetarët, i cili gjithashtu përjetoi tërmetin e 17 gushtit 1999 në Stamboll tha se intensiteti dhe zgjatja ishte e ngjashme me tërmetin e vitit 1999.

Një tjetër qytetari ndau përjetimin e tij: “Ishte një tërmet shumë i keq. Miqve të mi iu ra të fikët. Ne qëndruam në çadra sepse kishim frikë të hynin brenda në shtëpi. Shumë prej shtëpive të miqve të mi janë shkatërruar.”

Advertisement

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy