Turqia do që në arenën ndërkombëtare të thirret Türkiye, jo Turkey!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Turqia do që në arenën ndërkombëtare të thirret Türkiye, jo Turkey!

Turqia do që në arenën ndërkombëtare të mos thirret Turkey por Türkiye.

 

Qeveria e presidentit Recep Tayyip Erdogan u ka bërë zyrtarisht thirrje Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare që në të ardhmen të përdorin emërtimin “Türkiye” dhe jo “Turkey”.

 

Advertisement

Sipas njoftimeve të agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu Turqia nuk dëshiron më që në arenën ndërkombëtare dhe dokumentet diplomatike ndërkombëtare të quhet “Turkey”, pra me emërtimin në gjuhën angleze, por “Türkiye”.

 

Përdorimi i toponimit anglisht kundërshtohet për një kohë të gjatë nga Turqia, pjesërisht sepse fjala “turkey” në anglisht do të thotë edhe “gjel deti”.

 

Advertisement

Në fund të vitit të kaluar Turqia vendosi të fusë në përdorim emërtimin “Made in Türkiye” për produktet e saj të eksportit. Erdogani e argumentoi këtë vendim se ky emërtim shpreh më së miri kulturën, qytetërimin dhe vlerat e kombit turk./DW

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy