Turqia mes krizës ekonomike dhe mundësisë së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Turqia mes krizës ekonomike dhe mundësisë së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Nga Selim Koru, War On the Rocks

Zgjedhjet parlamentare në Turqi janë caktuar të mbahen në qershor 2023, që përkon edhe me 100-vjetorin e Republikës. Është një vit i bukur simbolik, dhe qeveria e presidentit Recep Tayyip Erdoğan ka planifikuar shumë shfaqje për votuesit e saj:një makinë elektrike turke, një avion të ri luftarak, një central bërthamor dhe nisjen e misionit të parë turk në hapësirë.

Po ashtu Erdogan po vazhdon “projektin e tij të çmendur”, për të ndërtuar një kanal të ri që kalon përmes Stambollit. Ai është krenar për rritjen ekonomike që ka pasur vendi gjatë pandemisë, dhe është i vendosur që ta shohë Turqinë midis 10 ekonomive më të mira të botës.

Por ndërsa presidenti është i zënë me misione të tilla epike, gati të gjithë jashtë pallatit presidencial po përgatiten që zgjedhjet të mbahen në fakt në vitin 2022. Inflacioni po i rrënon familjet, dhe dëshpërimi publik po kthehet në zemërim. Politikanët e opozitës po bëjnë vazhdimisht thirrje për zgjedhje të parakohshme.

Advertisement

Gazetarët kanë nisur të analizojnë arsyet pse do të mbaheshin këto zgjedhje para kohe, para datës së caktuar dhe rezultatin e mundshëm. Erdogan, i vetmi njeri që ka fjalën e fundit mbi këtë çështje, e mohon periodikisht planifikimin e zgjedhjeve të parakohshme, por askush nuk do ta dëgjojë.

Ai po i kërcënon kundërshtarët e tij politikë me ndëshkime më të mëdha, por këta të fundit nuk janë më aq të frikësuar prej tij si dikur. Por para se ta kuptojmë se çfarë nënkuptojnë zgjedhjet sot në Turqi, së pari duhet të analizojmë argumentet pro dhe kundër zgjedhjeve të parakohshme.

Argumenti kryesor për zgjedhjet e parakohshme:Qeveria, që është formalisht një aleancë midis Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) dhe Partisë Lëvizja Nacionaliste, ka pësuar një rënie të madhe të mbështetjes së qytetarëve.

Gjykuar nga situata e rëndë ekonomike, gjëja më e mirë për Erdoganin do të ishte të niste miratimi i një pakete të stimulit financiar me disa shpenzime afatshkurtra,dhe më pas përgatitjen për mbajtjen sa më shpejt të zgjedhjeve të parakohshme, të cilat duhet të mbahen në çdo rast brenda vitit 2022, dhe jo një vit më pas siç janë planifikuar.

Advertisement

Në rast se nuk e bën këtë, mjerimi ekonomik do të demonstrohet me protesta në rrugë, dhe në atë moment Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) mund ta braktisë presidentin, duke prishur balancat në parlament, dhe duke e detyruar praktikisht qeverinë të shkojë gjithsesi në zgjedhje, por këtë herë pa një aleat shumë të rëndësishëm.

Argumenti kryesor kundër zgjedhjeve të parakohshme, është se qeveria aktuale është tashmë shumë jopopullore për të fituar zgjedhjet. Ndërsa vendi pretendon ende shifra të larta të rritjes ekonomike, inflacioni i ka pakësuar kursimet dhe të ardhurat e shumicës së familjeve.

Pandemia e Covid-19 e ka dëmtuar shumë sistemin arsimor, që kishte jo pak probleme edhe më herët.Pasi e ka dobësuar shumë strukturën institucionale të vendit, qeveria e Erdogan është e pafuqishme që t’i bëjë ballë këtyre problemeve. Tani mbështetja ndaj saj është nën

40 për qind, pasi votat po rrjedhin vazhdimisht drejt një grupimi në rritje të partive opozitare. Pse duhen kërkuan zgjedhjet e parakohshme? Pse Erdogan të mos blejë akoma më shumë kohë për të gjetur një zgjidhje për këtë situatë? Ata që duan zgjedhje të parakohshme, e gjejnë një mënyrë për të argumentuar se ato janë të pashmangshme, ndërsa ata që nuk duan, thonë se kjo gjë nuk do të ndodhë. Pyetja më interesante është kjo:Çfarë lloj zgjedhjesh do të ketë Turqia?

Advertisement

Mbështetësit e Erdoganit, do të thonë se zgjedhjet do vazhdojnë të jenë të ndershme, dhe se presidenti do t’i fitojë ato në çdo rast, pasi ai është lideri i natyrshëm i këtij vendi. Ata në opozitë, kanë një gamë më të gjerë idesh. Një miku im është i bindur se ekonomia turke do të lëkundet, se do të ketë zgjedhje të parakohshme, se Erdogani do të humbasë, dhe se vendin e tij do ta zërë një qeveri liberale, më tradicionale. “Ne do ta shohim atë të ulur në karriget opozitës … Unë mendoj se ai do të ishte i mirë në opozitë”- thotë ai.

Unë druhem se miku im (dhe ia them shpesh këtë) është një shembull veçanërisht flagrant i asaj që gazetari Hakkı Özdal e ka quajtur “opozita restauruese, me një horizont politik të kufizuar tek aritmetika e kutive të votimit”.Njerëzit me prirje liberale, apo ata që janë mbi 45 vjeç (pra që kanë një kujtesë më të gjallë të Turqisë para qeverisjes së AKP), priren të besojnë se rregullat e vjetra mund t’ia dalin të mposhtin në një njëfarë mënyre Erdogan.

Po ashtu, ata priren të besojnë se mund të ketë një epokë restauruese, ku Turqia të depolitizojë institucionet e saj, të rindërtojë kapacitetet teknike që ka humbur, dhe të rikthejë një pamje të demokracisë parlamentare.

Por problemi me këtë pikëpamje është se Erdogan tashmë është i“shkrirë” me presidencën. Ai nuk është më një qytetar apo një lider politik i zakonshëm, por personifikim i asaj që kaq shumë e imagjinojnë të jetë vullneti popullor kryesisht mysliman, dhe për rrjedhojë një lloj sovrani i shuguruar hyjnor.

Advertisement

Ai e konsideron veten një forcë të historisë, si lideri i shumëpritur për ta nxjerrë Turqinë nga rënia e saj e gjatë. Nuk ekziston asnjë mekanizëm që ai të largohet nga pushteti. Do të ishte e paimagjinueshme që dikush në pallatin presidencial ta krijojë një të tillë.

Në ato pak raste kur Erdogan ka dëgjuar privatisht kritika, përgjigja e tij ka qenë se opozita nuk do ta linte kurrë të jetonte i qetë, nëse humbiste zgjedhjet. Dhe ndoshta nuk e ka gabim. Ai e ka ndryshuar vetë kushtetutën, e ka riorganizuar ekonominë dhe ndryshuar peizazhin institucional të vendit. Asnjë lider nuk mund t’i bëjë ato gjëra pa bërë armiq.

Zgjedhjet për qeverinë e Erdoganit duhet të jenë mjaftueshëm serioze për t’i dhënë qeverisë një legjitimitet. Por ato nuk mund të jenë mjaftueshëm konkurruese sa për ta vënë në rrezik maxhorancën aktuale. Edhe nëse gara është e padrejtë, ka gjithsesi diçka që lidhet menjëherë me konkurrencën. Qytetarët në Turqi e dinë se Erdogan zotëron masmedian, policinë dhe gjyqësorin, se ai komandon burime praktikisht të pakufizuara. Megjithatë në kohën e zgjedhjeve ka ende diçka emocionuese.

Njerëzit ndihen më të lirë të thonë mendimet e tyre, të debatojnë me të afërmit dhe të postojnë komente politike në mediat sociale. Kësisoj, imagjinata jonë kolektive kërkon shtigje të mundshme drejt së ardhmes, rrugë që mund të përfshijnë ose jo Erdogan.

Advertisement

Natyrisht, qeveria e Erdogan po punon me zell për ta bërë sërish të sigurt fitoren në zgjedhje. Ajo ka burgosur figurat opozitare kryesore, midis tyre Selahattin Demirtaş, bashkëkryetarin e Partisë Demokratike Popullore; ka shkarkuar nga puna dhjetëra zyrtarë të zgjedhur nga opozita; dhe po mban nën kontroll opozitën që ka mbetur.

Ajo që mund të jetë disi ndryshe në të ardhmen, është se qeveria mund ta shtyjë më tej këtë proces dhe të manipulojë tërësisht zgjedhjet, duke e ndryshuar strukturën e vetë bllokut në pushtet. Mënyra e qeverisjes së deritanishme të Erdogan, është bazuar tek energjia emocionale që gjeneron konkurrenca elektorale, sigurisht deri në masën që ekziston ende.

Administrata publike dhe politika janë “një konkurrencë në shërbim” (hizmette yarış). Ka një konkurrencë të jashtme kundër një opozite grabitqare, dhe ka një garë të brendshme për të fituar miratimin e publikut dhe për të mbajtur larg pushtetit opozitën. Në të dyja këto gara arbitër është Erdogan.

Ashtu si mësuesi që mban një enigmë në duart e fshehura pas shpine, Erdogan dëshiron që njerëzit e tij ta ndiejnë në çdo kohë presionin e zgjedhjeve të parakohshme, duke besuar se kjo do t’i mbajë ata të motivuar. Anëtarët e partisë e dinë se zgjedhjet e parakohshme janë sa të pamundura, por edhe të pamundura. Etika e punës e partisë inkurajon fushatën e vazhdueshme “sikur zgjedhjet do të mbahen nesër”.Konkurrenca e brendshme zhvillohet duke vënë përballë figurat oligarkike. Në një kohë kur teknologjia, pabarazia dhe konkurrenca mes fuqive të mëdha po e përshpejtojnë ndryshimin, Turqia duhet të gjejë një politikë që ndërton një lloj të ri shoqërie, një shoqëri që nuk ëndërron për republikat e së kaluarës, por për ato që do të vijnë./ abcnews

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy