Turqia nis sulme ajrore në një zonë në veri të Sirisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Turqia nis sulme ajrore në një zonë në veri të Sirisë

Turqia ka nisur sulme ajrore në një zonë në veri të Sirisë të kontrolluar nga rebelët kurdë, tha organizata Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut (SOHR).

“Një avion luftarak turk ka goditur pozicionet ushtarake të Forcave Demokratike Siriane (SDF) në rajonin Ain Issa”, njoftoi organizata.

Ky është sulmi i parë që nga “Operacioni Pranvera e Paqes” – një fushatë ushtarake që Turqia e ndërmorri në vitin 2019 kundër SDF-së në Sirinë veriore.

Atëbotë operacioni u pezullua pas dy marrëveshjeve të negociuara nga Ankaraja së pari me Shtetet e Bashkuara dhe më pas me Rusinë, që lejoi Turqinë të merrte kontrollin e një “zone të sigurt” brenda Sirisë rreth 120 kilometra të gjatë dhe 32 kilometra në brendësi të territorit.

Advertisement

Megjithatë zona në Ain Issa, mbeti në duart e forcave kurde.

Organizata tha më 21 mars se sulmet ajrore turke ndodhën në të njëjtën ditë kur u shënuan përleshje të armatosura midis forcave të SDF-së dhe fraksioneve të mbështetura nga Turqia. Raportohet se ka pasur edhe viktima.

“Përplasjet midis të dyja palëve kanë vazhduar për 24 orët e fundit”, tha drejtori i SOHR, Rami Abdul Rahman.

Forcat kurde siriane konsiderohen nga Turqia të jenë një “degë terroriste” e Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit.

Por, ata gjithashtu kanë qenë një aleat kryesor për Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët në betejën kundër grupit të Shtetit Islamik në Siri./ Rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy