U sulmua një ditë më parë, si është gjendja e bashkëshortit të Pelosit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Paul Pelosi, bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, po shërohet pas operacionit, thonë mjekët.

 

Ai u sulmua në shtëpinë e çiftit në San Francisko, më 28 tetor.

 

Advertisement

Pelosi, 82 vjeç, pësoi një traumë të fortë në kokë dhe në trup. Ende nuk dihen motivet e sulmit.

 

Sulmi ndodhi vetëm 11 ditë përpara zgjedhjeve të pjesshme, në të cilat krimi dhe siguria publike janë shfaqur si shqetësimet kryesore në mesin e amerikanëve.

 

Advertisement

Sulmi ngre pyetje në lidhje me sigurinë e anëtarëve të Kongresit dhe familjeve të tyre pasi kërcënimet ndaj ligjvënësve janë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, dy vjet pas kryengritjes së dhunshme në Kongresin Amerikan.

 

Çifti kanë pesë fëmijë të rritur dhe shumë nipër e mbesa. Të dy kanë 59 vite martesë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy