Udhëheqësit e Turqisë dhe Izraelit takohen për herë të parë që nga 2008

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Udhëheqësit e Izraelit dhe Turqisë janë takuar ballë për ballë për herë të parë që nga viti 2008, ndërsa lidhjet mes dy vendeve vazhdojnë të ngrohen. Kryeministri izraelit Yair Lapid dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan zhvilluan një takim të martën në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

 

Marrëdhëniet Izrael-Turqi, të ftohta prej kohësh për shkak të kauzës palestineze, janë ngrohur muajt e fundit, me çështjen e energjinë që po shfaqet si një fushë potenciale kyçe e bashkëpunimit.

 

Advertisement

Të dy vendet rivendosën zyrtarisht marrëdhëniet e plota diplomatike në gusht, duke përfshirë edhe një shkëmbim ambasadorësh. Përveç diskutimit për energjinë, Lapid falënderoi Erdoganin për ndarjen e inteligjencës mes vendeve dhe vuri në dukje kërkesën e Izraelit për kthimin e katër qytetarëve të tij të kapur në rripin e Gazës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy