Ukraina do të marrë deri në 30 sisteme raketash dhuratë nga vendet perëndimore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë mund t’i dërgojnë Ukrainës deri në 30 sisteme raketash me shumë lëshime që kanë qenë shumë efektive deri më tani në shkatërrimin e depove të armëve ruse, tha një kongresmen i lartë amerikan.

Adam Smith, kryesues i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, i tha Radios Evropa e Lirë se qëllimi aktual është rritja e numrit të sistemeve raketore të vendosura në Ukrainë në 25-30.

Smith i bëri komentet gjatë një vizite në Kiev. Ai është njëri prej disa anëtarëve të Kongresit që u takua me udhëheqësin ukrainas, Volodymyr Zelensy më 23 korrik.

Ukraina ka kërkuar të paktën 50 nga sistemet e raketave me precizion të lartë, duke përfshirë sisteme raketore M270, sistemin e shumëfishtë të raketahedhësve (MLRS) dhe sisteme taketore me lëvizshmëri të lartë M142 (HIMARS).

Advertisement

Sistemet mund të lëshojnë raketa shumë prapa linjave të armikut me një saktësi prej disa metrash, duke i bërë ato shumë efektive.

SHBA-të kanë dorëzuar tashmë një numër sistemesh HIMARS në Ukrainë dhe së fundmi kanë miratuar dërgimin e katër të tjerëve. Aleatët perëndimorë kanë dorëzuar disa M270 në Ukrainë.

Smith nuk dha një kornizë kohore për dorëzimin e sistemeve të mbetura./R.E.L

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy