Ukraina i afrohet kufirit rus/ Lavrov: Nuk i refuzojmë negociatat, Kievi i vonon qëllimisht

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ukraina i afrohet kufirit rus/ Lavrov: Nuk i refuzojmë negociatat, Kievi i vonon qëllimisht

Situata në Ukrainë ka marrë një tjetër rrjedhë kur shënohen plot 200 ditë nga nisja e luftës. Javën e fundit ushtria ukrainase ka rimarrë dhjetëra qyteza dhe fshatra në lindje të vendit dhe përgjatë rajonit të Kharkivit. Ushtria arriti të hynte në Izium pas 5 muajsh teksa forcave ruse iu desh të largoheshin nga qyteti strategjik lindor. Në një deklaratë ushtria ukrainase pohoi se ka arritur të rimarrë një territor prej 3000 kilometrash katrorë , ndërsa gjenerali Valeriy Zaluzhnyi tha se në veri trupat janë vetëm 50 kilometra larg kufirit rus.

Edhe presidenti Zelensky në një fjalim për 200 ditët e luftës tha se ushtria ukrainase po korr një sukses të madh.

Advertisement

VOLODYMYR ZELENSKY

PRESIDENTI UKRAINAS

Advertisement

Sot, të gjithë shohin dhe shënojnë veprimet tuaja në veri, jug dhe lindje të Ukrainës. Bota është e impresionuar. Armiku është në panik. Ukraina është krenare për ju. Rruga drejt fitores është e vështirë. Por ne jemi të sigurt, ju jeni të aftë për këtë. Do të arrini në kufirin tonë, në të gjitha seksionet e tij. Ju do të shihni kufijtë tanë dhe shpinën e armiqve. Do të shihni shkëlqimin e syve të popullit tonë dhe të thembrave të pushtuesit. Ata do ta quajnë gjest të vullnetit të mirë. Ne do ta quajmë fitore.

Nga ana tjetër një ditë më parë ministria e Mbrojtjes ruse tha se tërheqja është taktike për tu rigrupuar dhe ridislokuar në drejtimin e Donetskut me qëllim që të ndihmojnë forcat e atjeshme. Ndërsa ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pohoi në një intervistë se Rusia kurrë nuk i ka refuzuar bisedimet.

Advertisement

SERGEJ LAVROV

MINISTRI I JASHTËM RUS

Advertisement

Rusia nuk i refuzon negociatat me Ukrainën, por vonesa e tyre e mëtejshme nga Kievi do të komplikojë mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Moskën. Presidenti tha se ne nuk i mohojmë negociatat, por ata që i mohojnë duhet të kuptojnë se sa më shumë ta shtyjnë këtë proces, aq më e vështirë do të jetë për ta të negociojnë me ne.

Lavrov theksoi me tej se Kievi beson tek fitorja dhe se negociatat mund të zhvillohen sipas kushteve të tyre, gjë të cilën Moska nuk mund ta pranojë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy