Ukraina njofton mbërritjen e më shumë dronëve sulmues nga Turqia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ukraina njofton mbërritjen e më shumë dronëve sulmues nga Turqia

Turqia ka dorëzuar dronë shtesë sulmues në Kiev. Kështu ka deklaruar ministri ukrainas i Mbrojtjes Alexey Reznikov të mërkurën në një postim në Facebook.

“Dronë të rinj tashmë janë dorëzuar dhe dislokuar për luftim”- tha ministri, duke iu referuar dronëve “Baykar Bayraktar TB2” të prodhimit turk dhe sistemeve të armëve kundërajrore dhe antitank.

Ai tha se ofrimi i ndihmës së huaj ushtarake për Kievin ishte duke u rritur.

“Evropa po bëhet prapavija jonë dhe po ofron atë që na nevojitet në mënyrë kritike për mbrojtjen. Ne jemi në ballë të botës së lirë”– shtoi Reznikov,

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy