Ukraina- paparashikimi i Moskës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ukraina- paparashikimi i Moskës

Kolona e gjatë ushtarake ruse, me një ecje si gjarpër, drejtuar për në Kiev ka arritur në periferitë e tij, por ukrainasit kanë bërë mësymje të vazhdueshme dhe gjarpri ka ndërprerë ecjen e tij. Në ditën e shtatë të pushtimit rus ky zhvillim është padyshim shumë  i rëndësishëm.

Për amerikanët ecja ka “ngecur”, duke bartur një sërë ngërçesh. Kjo ka sjellë veç më shumë zemërim ariut siberian duke shtuar dozën e tij të tensionit dhe reagimit. Moska ka lëshuar bombardime masive në zonat e banuara, Putini duket se nuk më asnjë kujdes për vdekjet e civilëve dhe pa dyshim do të rrisë shtrëngimin. Ndërkohë, Kherson kapitulloi dhe ndoshta Mariupol do jetë i mëpasshmi. Duke vënë në dukje më se qartë qëllimin e Moskës për të krijuar një vazhdimësi territoriale të Krimesë me Rusinë.

Pothuajse të gjithë analistët thonë se Kremlini kishte bërë gabim llogaritë fillestare. E që një nga problemet qëndron në faktin se gjeneralët nuk kanë bërë korrigjimet për gabimet e fillimit. Me shumë gjasë ata menduan se kolapsi do të kishte qenë i menjëhershëm, kështu që futën në terren një makinë të fuqishme, por përdorën njësi ushtarake të përziera në ditët e para. Nuk pati si fillim një goditje të rëndë dhe potencë zjarri ashtu si mund të mendohej.

Përveç disa njësive Spetsnaz, “eksploruese” dhe parashutistë, raportet e ushtarakëve thonë se pati formacione ushtarake të papërgatitur për surprizat që i prisnin nga rezistenca ukrainase. Pritat në Kharkiv dhe humbjet që pësuan ekipet ajrore në Gostomol janë shembuj të kësaj rezistence nga pala ukrainase dhe papregatitje për skenarin nga pala ruse.

Advertisement

Ideja që do të mund të pushtonin lehtë vendin, sidomos në zonat rusëfolëse, dhe që do të mund të vinin një qeveri kukull në duart e tyre, frenoi Moskën në përdorimin e goditjeve më të rënda. Por tani ajo ka filluar ta bëjë këtë, me masakrat ndaj civilëve.

Kjo shpjegon përdorimin e të gjitha llojeve të raketave në qytete e në struktura civile. Sipas raporteve ushtarake kanë hedhur 450 lloje raketash deri tani (Kruize, tokë-tokë, predha), të ndjekura nga bomba thërrmuese, bomba termo-barike dhe gjuajtje me top mbi ndërtesa.

Përballë një fuqie të tillë, e cila do shohë vetëm një eskalacion, vetëm heroizmi i atyre që mbrojnë vendin e tyre nuk mjafton për të përmbysur një diferencë të dukshme të forcave. Do të duhet shumë më tepër në këtë rast. Putin-i është futur një rrugë pa krye. Dhe nga kjo rrugë dilet o duke rritur presionin ushtarak, pra masakrat, ose duke lëshuar kockën. Kjo e fundit është pak e mundshme, sidomos nëse reagimi I Perëndimit do të mbetet vetëm në plan sanksionesh.

Pentagoni beson se pushtuesit mund të rrethojnë kryeqytetin brenda një jave, ndërsa do të duhet një muaj për marrjen e vendit. Këta janë skenarë që marrin parasysh diferencat e forcave, por asgjë nuk është ligj. Clausewitz na mëson që luftërat në kartë janë ndryshe nga luftërat në terren. Faktorët që ndikojnë ndryshimin e ngjarjes janë të shumtë.

Advertisement

Përpjekja logjistike që i duhet Moskës për të mbështetur mbi 180 mijë ushtarë në terren do të duhet të jetë tejet e madhe. Ushtarët rusë të kapur  nga forcat ukrainase dukeshin të çorientuar, të uritur, me urdhra të paqarta. Disa video tregonin tanke, raketa-hedhës të shtrenjtë, automjete të blinduara të mbetura të paprekura gjatë tërheqjes së forcave ruse. Problemet teknike janë të pashmangshme, të gjitha ushtritë vuajnë nga kjo. Në këtë rast problemet teknike rëndohen Akoma më shumë nga vonesat kronike. Një studim i kujdesshëm, disa muaj më parë, vuri në pah disa pika kyçe.

Ushtria varet nga trenat dhe lëvizjet e mëdha bëhen vetëm nëpërmjet hekurudhës. Ndaj kanë brigada të specializuara për këtë. Është një traditë ushtarake kjo, por ne rastin e Ukrainës edhe një domosdoshmëri e lidhur me shtrirjen territoriale. Por Moska në këtë mision përdori hekurudhën për të sjellë kontingjentin në kufi, pastaj ushtria u zhvendos në rrugë.

Ajo që shihet është që nuk ka një numër të mjaftueshëm automjetesh dhe të njësive mbështetëse. Një diferencë shumë e madhe në krahasim me NATO-n. Kjo bën që të ketë një ndalesë çdo 36-72 orë (në varësi të situatës), për sa kohë që nevojitet për të garantuar ushqime dhe stoqe me furnizime.

Kërkesat rriten nëse rruga është e mbushur me pengesa. Avancimi sjell konsumim dhe dëme. Shumë tanke janë lënë rrugë, ndoshta për shkak të pamundësisë për të menaxhuar rikuperimin. Fotot tregonin cisterna ruse të maskuara si kamionë normalë, sepse ata e dinë shumë mirë që “cisternat” janë objektiva me vlera të larta. Dhe gjithsesi, ukrainasit arritën të shkatërrojnë disa.

Advertisement

Një analizë kujtoi se Putin-i ka ndërmarrë mësymje mizore kundrejt kundërshtarëve që janë inferiorë në numër, por jo në guxim si çeçenët, gjeorgjianët, sirianët. Kësaj radhe u gjend me ukrainasit, kurajën, rezistencën dhe armatimin e të cilëve nuk e kishte menduar si duhet. Ndoshta eksperiencat e kaluara kanë qenë dhe një nga shkaqet e llogaritjes së gabuar.

Në vitin 2014, ushtria e Ukrainës vërtetë nuk ishte në nivelin, organizimin dhe trajnimin që kanë sot. Pasoja e këtij gabimi shihen nga humbjet.

Moska për herë të parë dje pranoi 498 të vdekur dhe 1 mijë e 597 të plagosur. Vlerësimet e burimeve amerikane tregojnë rreth 2 mijë të vdekur në radhët e forcave ruse, ndërsa ato ukrainase flasin për rreth 4 mijë e 500 të vdekur e gati 10 mijë nëse përfshihen të plagosurit. Për të kuptuar për çfarë po flasim: SHBA-ja humbi 2 mijë e 500 ushtarë në Afganistan gjatë një hapësire kohore prej njëzet vjetësh, ndërsa Rusia rreth 100 ushtarë gjatë fushatës shumë të shkurtër në Gjeorgji në 2008.

Por me gjithë këtë rezistencë, moral, pajisje dhe përgatitje, ukrainasit nuk do të mund t’ia dalin të vetëm. Sanksionet, pa një ndërhyrje ushtarake, ndaj ariut siberian, që humbjet do ta bëjnë gjithnjë e më shumë të rrezikshëm dhe të paparashikuar në mësymjet, nuk janë të mjaftueshme.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy