Ukraina paralajmëron kundërofensivë ndaj forcave ruse

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ukraina paralajmëron kundërofensivë ndaj forcave ruse

Ukraina tha të premten se ushtria e saj do të nisë kundërofensivë në lindje të vendit – kundër forcave ruse.

 

Ky njoftim erdhi pasi Rusia aneksoi katër rajone ukrainase dhe i kërkoi ushtrisë së Kievit që t’i ndërpres luftimet.

 

Advertisement

“Duke tentuar të aneksojë rajonet Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson të Ukrainës, [presidenti rus Vladimir]Putin përpiqet të rrëmbejë territore që ai nuk i kontrollon as fizikisht në terren”.

 

“Asgjë nuk ndryshon për Ukrainën: ne vazhdojmë të çlirojmë tokën dhe popullin tonë dhe rivendosjen e integritetit tonë territorial”, tha ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

 

Advertisement

Ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha më 30 shtator se Kievi është duke kërkuar anëtarësim të përshpejtuar të Ukrainës në NATO, pas vendimit të marrë nga Putini për aneksimin e katër rajoneve ukrainase.

 

 

“Ne e kemi vërtetuar përshtatjen tonë me standardet e aleancës”, tha Zelensky në një video të shpërndarë nga presidenca ukrainase në mediat sociale.

Advertisement

 

“Ne jemi duke marrë hap vendimtar duke nënshkruar aplikacionin e Ukrainës për anëtarësim të përshpejtuar në NATO”, shtoi ai.

 

Ai tha gjithashtu se Kievi nuk do të negociojë me Moskën, e cila dërgoi trupa në Ukrainë më 24 shkurt, për aq kohë sa Vladimir Putin është në pushtet.

Advertisement

 

“Ne do të negociojmë me presidentin e ri”, tha Zelensky.

 

Deklaratat e tij erdhën pasi Putini nënshkroi dekretet për aneksimin e katër rajoneve ukrainase – në një ceremoni në Kremlin.

Advertisement

 

Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian kanë përgatitur sanksione shtesë për të izoluar Rusinë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy