Ukraina përballet me një valë të re të sulmeve ajrore ruse

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ukraina përballet me një valë të re të sulmeve ajrore ruse

Ushtria e Rusisë ka kryer sulme të reja me dronë në Ukrainë gjatë natës, ndërkaq Forcat Ajrore ukrainase raportuan më 12 shkurt se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë shkatërruar 14 nga 17 dronët rusë si dhe një raketë lundruese të llojit Kh-59.

Forcat Ajrore po ashtu thanë se ushtria ruse ka lëshuar raketa tokë-ajër të llojit S-300, të cilat kanë rreze të gjatë veprimi, por nuk treguan se sa raketa të këtij lloji u lëshuan dhe nëse ndonjëra prej tyre ka goditur ndonjë cak.

Guvernatori i rajonin verilindor ukrainas të Harkivit, Oleh Synehubov, në orët e vona të 11 shkurtit deklaroi se Rusia ka sulmuar këtë rajon me raketa që janë lëshuar nga rajoni rus i Belgorodit, që gjendet në kufi me Ukrainën.

Sipas raporteve preliminare, Synehubov tha se nuk ka viktima, por disa ndërtesa jorezidenciale kanë pësuar dëme.

Advertisement

Ndërkaq, guvernatori i Dnipropetrovskit, Serhiy Lisak, deklaroi të dielën mbrëma se Rusia ka sulmuar qytetin rajonal, Pavlorad me dronë. Nuk raportohet për viktima, por sipas guvernatorit, një pjesë e qytetit të goditur ka mbetur pa energji elektrike.

Vala e fundit e sulmeve ruse me dronë po ndodh në kohën kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po vazhdon të bëjë ndryshime në kabinetin e tij të luftës përderisa pushtimi rus i Ukrainës po i afrohet përvjetorit të dytë.

Kievi njoftoi më 11 shkurt se Oleksandr Pavlyuk – që ditë më parë u lirua nga detyra e zëvendësministrit të Mbrojtjes – është emëruar në postin e komandantit të forcave tokësore të Ukrainës.

Ky post paraprakisht ishte mbajtur nga gjeneralkoloneli Oleksandr Syrskiy, i cili më 8 shkurt u emërua komandant i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, duke zëvendësuar gjeneralin Valeriy Zaluzhniy.

Advertisement

Në Uashington, gjatë një seance të mbajtur më 11 shkurt, Senati votoi për të lëvizur përpara me paketën në vlerë prej 95.3 miliardë dollarësh për ndihmë për Ukrainën, Izraelin dhe shtetet e tjera.

Në këtë paketën, është paraparë që 60 miliardë dollarë të jenë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Nëse Senati nuk e miraton paketën, do të mbetet e paqartë nëse ajo mund të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy