Ukrainë dhe Rusia shkëmbejnë robërit e luftës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ukrainë dhe Rusia shkëmbejnë robërit e luftës

Pavarësisht se një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duket në horizont. Moska dhe Kievi kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të shkëmbyer robër lufte.

Zyra e presidentit Zelensky konfirmoi lajmin teksa pohoi se 215 të liruarit ishin ushtarë të cilët mbrojtën Mariupolin duke luftuar në Azovstal.

Advertisement

Mes të liruarve ishin edhe 10 shtetas të huaj që luftuan për Ukarinën, ndërsa Turqia dhe Arabia Saudite ndërmjetësuan operacionin.

ANDRIY YERMAK

SHEFI I ZYRËS SË PRESIDENTIT

Advertisement

Kemi kthyer 215 persona nga robëria ruse. Ushtarë, policë, marinarë, roje kombëtare, doganierë dhe civilë. Midis tyre janë oficerë, komandantë, heronj të Ukrainës, mbrojtëse të Azovstal. Janë ata që rusët donin t’i vrisnin, të cilët i quanin “nazistë”. Ky është rezultat i marrëveshjeve midis presidentëve Zelensky dhe Erdogan.

Zyra presidenciale ukrainase tha se ushtarët u liruan në këmbim të 55 robërve rusë dhe ish-deputetit ukrainas, Viktor Medvedchuk i cili ishte mbështetës i Putin dhe u arrestua në Ukarinë për tradhëti.

Advertisement

Shkëmbimin e robërve e konfirmoi edhe ministria ruse e Mbrojtjes e cila shkroi se negociatat për lirimin e 55 ushtarëve ishin të vështira por që në fund procesi u finalizua.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy