Unioni i Gazetarëve ka reaguar për shëmbjen e Teatrit Kombëtar, duke dënuar dhunën ndaj gazetarëve, artistëve dhe qytetarëve.
“Dhuna policore mbi gazetaret, artistet dhe qytetaret ne mbrojtje te Teatrit Kombetar eshte turp qeverises dhe akt mbi lirite themelore
Dhuna policore e zhvilluar mbi gazetaret, artistet dhe qytetaret e Tiranes naten e 17 majit 2020, eshte nje perballje e rrezikshme dhe me pasoja e shtetit mbi lirite themore te shoqerise sone. Kacafytja e policeve te shtetit me gazetarin Alfred Lela dhe shtyrjet e reportereve ne krye te detyres, jane deshmi e qarte e nje degradimi dhe kercellime dhembesh e shtetit qe tenton te jape prova si shtet policor.
Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon kete dhune. Kerkon me force venien para pergjegjesise ligjore te urdherdhenesve dhe te personave dhunues, pamvaresisht me, apo pa, uniforme.
Unioni i Gazetareve Shqiptare mbeshtet te gjithe koleget gazetare ne denoncimin ligjor te dhunes dhe dhunuesve dhe shpreh solidaritetin e pakufi me te gjithe koleget gazetare qe perballen me kercenime apo dhunime prej individeve dhe segmenteve te shtetit. Akte te tilla jane degradim i vete natyres se shtetit dhe shenja te rreshqitjes se demokracise sone ne autoritarizem”, thuhet në reagimin e Unionit të Gazetarëve.
(TemA)