United Airlines: Fluturimet shmangin hapësirën ajrore ruse

Pinterest LinkedIn Tumblr +
United Airlines: Fluturimet shmangin hapësirën ajrore ruse

United Airlines tha se fluturimet e saj tani do të shmangin hapësirën ajrore ruse, edhe pse vendi nuk i ka ndaluar ende avionët amerikanë nga fluturimet.

Zëdhënësi i United Leslie Scott tha për media amerikane “CNN” se dy linja midis SHBA-ve dhe Indisë – San Francisko në New Delhi dhe Newark në Mumbai – do të anulohen për ditët e ardhshme.

Linja ajrore po ndryshon gjithashtu fluturimet midis Newark dhe New Delhi dhe midis Chicago O’Hare dhe New Delhi.

Delta Air Lines tha se nuk po fluturon më nëpër hapësirën ajrore ruse edhe për disa fluturime me destinacion Azinë. Muajin e kaluar, American Airlines filloi të ridrejtojë fluturimet që operonin mbi Ukrainë.

Advertisement

Rusia ka ndaluar dhjetëra vende perëndimore të operojnë në hapësirën e saj ajrore, por ende nuk i ka ndaluar avionët amerikanë, edhe pasi SHBA-të njoftoi se do të bllokonte fluturimet ruse në hapësirën ajrore të SHBA-ve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy