“Uria më e rrezikshme se virusi”/ OKB: Vendet e pasura të ndihmojnë të varfrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Uria më e rrezikshme se virusi”/ OKB: Vendet e pasura të ndihmojnë të varfrit

Ndërsa e gjithë bota po vijon përballjen me koronavirusin, vendet me ekonominë më te dobet, nuk janë të rrezikuara vetëm nga pandemia, por edhe nga një krizë humanitare e cila mund të ketë pasoja kolosale. Tragjeditë njerëzore më te renda se koronavirusi, mund të ndodhin në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine. Apeli vjen nga vetë koordinatori i çështjeve humanitare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Mos adresimi i ndikimit shoqëror dhe ekonomik të koronavirusit në vendet më të varfra në botë, rrezikon një seri tragjedish njerëzore, më brutale dhe më shkatërruese se çdo ndikim i drejtpërdrejtë i vetë virusit. Nëse nuk veprojmë tani, mund të përballemi me krijimin e një brezi me probleme tragjike. Çdo vend është I prekur nga kjo pandemi, por më duhet të them se përgjigja e vendeve të zhvilluara, ka qenë jashtëzakonisht e papërshtatshme kur vjen puna për të ndihmuar vendet më të varfra në botë”, tha Mark Lowcock, koordinator i çeshtjeve humanitare.

Zyrtari i larte i OKB u bëri thirrje vendeve më të pasura të rrisin fondet e tyre për kombet më të varfra, të cilët përveç urisë, tashmë po përballen edhe me pandeminë.

Nëse mungon një përgjigje e menjëhershme dhe urgjente organizata ka paralajmëruar se në fund të vitit 2020, më shumë se 132 milionë njerëz të tjerë do të përballen me urinë për shkak të ndikimit të pandemisë. Kombet e Bashkuara kanë bërë apel për mbledhjen e një fondi prej 10 miliardë dollar, për të luftuar pandeminë në vendet me ekonomi të brishtë por deri tani shifra eshte vetem 1.7 miliardë.

Advertisement

“Uria më e rrezikshme se virusi”/ OKB: Vendet e pasura të ndihmojnë të varfrit shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy