Ushqim nga ajri, SHBA dhe Jordania dërgojnë ndihma humanitare në Gaza

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ushqim nga ajri, SHBA dhe Jordania dërgojnë ndihma humanitare në Gaza

Ndihma nga ajri u dërguan edhe këtë të mërkurë për civilën në Gaza, nga SHBA dhe Jordania. Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për 36 mijë vakte ushqimore.

“Operacioni i kombinuar, i përbashkët përfshinte aeroplanë C-130 të Forcave Ajrore të SHBA-së dhe ushtarë të Ushtrisë Amerikane të specializuar në shpërndarjen ajrore të furnizimeve të ndihmës humanitare të SHBA-së dhe Jordanisë,” njoftuan autoritetet.

Izraeli ka vendosur kufizime në ndihmat që hyjnë në Gaza, duke bërë që Kombet e Bashkuara të paralajmërojnë se qindra mijëra banorë të Gazës po vuajnë nga uria.

Shtetet e Bashkuara dërguan 38 mijë vakte ushqimore gjatë fundjavës, në të njëtën formë.

Advertisement

Presidenti Joe Biden postoi në X të shtunën, duke thënë se SHBA do të rrisë ndihmën humanitare në Gaza./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy